AKTIVITET TRAJNUES: “Dënimi me burgim të përjetshëm dhe përputhja me standardet ndërkombëtare.” - 5 Maj 2026

Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi në datën 5 Maj 2026 aktivitetin trajnues me Temë: “Dënimi me burgim të përjetshëm dhe përputhja me standardet ndërkombëtare. Dënimi me burgim të përjetshëm në veprat penale të mbetura në tentative dhe në veprat penale të kryera me ulje të ekuilibrit mendor. Dënimi me burgim të përjetshëm si dënim fiks në Kodin Penal. Mundësia e ndryshimit të dënimit me burg të përjetshëm sipas nenit 65 të Kodit Penal. Dënimi me burgim të përjetshëm si kusht për të mos proceduar me gjykimin e shkurtuar sipas nenit 403, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale”, ora 09:30 pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 
Ekspert: Genti Shala   
Lehtësues: Olti Skrame    
Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajnimi synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të magjistratëve, për të kuptuar dhe zbatuar në mënyrë të saktë dhe të njëtrajtshme, parashikimet e Kodit Penal, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm, në aspektin material penal dhe në atë procedural.

                          
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. Trajnimi do të realizohet me anë të trajtimit teorik, prezantimit të çështjeve konkrete nga praktika gjyqësore dhe diskutimeve të vendimeve kryesore gjyqësore të lidhura me dënimin me burgim të përjetshëm dhe me nënçështjet e temës së trajnimit.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Trajtim teorik i dënimit me burgim të përjetshëm, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
     
  • Burgimi i përjetshëm në raport me gjykimin e shkurtuar dhe me veprat e mbetura në tentativë. Dënimi me burgim të përjetshëm si dënim penal fiks. Rregullat e posaçme të ekzekutimit të dënimit me burgim të përjetshëm.
     
  • Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, e Gjykatës së Lartë dhe e GJEDNJ-së, lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm.                           
     

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.